Ndërlidhjet

Vërshime masive në Spanjë


Ilustrim
Ilustrim

Të reshurat e shumta në qytetin bregdetar spanjoll të Malagas dhe zonat përreth kanë shkaktuar vërshime të mëdha të cilat kanë marrë jetën e një personi, shkruan Reuters.

Qeveria spanjolle tashmë e ka lëshuar alarmin duke paralajmëruar banorët e zonës së goditur që të kenë kujdes të shtuar.

Një grua 26 vjeçare është gjetur e vdekur në qytezën Estepona në zonën Costa del Sol, rast ky i konfirmuar nga zëdhënësja e qeverisë lokale të Malagas.

Pamjet e transmetuara në kanale televizive tregonë se në disa zona niveli i ujit ka arritur edhe tavanin e veturave.

Sipas qeverisë lokale deri më tash kanë ndodhur 600 incidente në emergjencë, ndërsa në terren kanë dal 300 ekipe të shpëtimit për t’iu ndihmuar banorëve të zonës.

XS
SM
MD
LG