Ndërlidhjet

Adoleshenti i birësuar në Rusi vret prindërit në Teksas


Foto arkivi
Foto arkivi

Një fëmijë i birësuar nga Rusia është arrestuar në Teksas dhe akuzuar për vrasjen e prindërve të tij birësues.

Policia në qytetin Kroullej tha se Carl Brewer, 17 vjeç, është arrestaur në shtëpinë e prindërve të tij.

Policia ka gjetur trupat e Troy Brewer, 60 vjeç, dhe të Mary Brewer, 63 vjeçe, brenda shtëpisë, mbrëmjen e 29 nëntorit.

Ambasada ruse në Uashington ka konfirmuar se Brewer është birësuar nga Rusia dhe se si shtetas rus është regjistruar në konsullatën ruse qysh më 2005.

Policia tha se nuk e di ende motivin e saktë për vrasjet.

Familja Brewer ka pasur tre fëmijë të birësuar nga Rusia.

Carl ka qenë i vetmi që ka qenë duke jetuar ende me prindërit birësues.

XS
SM
MD
LG