Ndërlidhjet

Turqia e interesuar të blejë sisteme të mbrojtjes raketore nga Rusia


Sistemi i mbrojtjes raketore S-400
Sistemi i mbrojtjes raketore S-400

Ndihmësit usharakë të Kremlinit thonë se Rusia është duke negociuar për të furnizuar Turqinë me sistemet e mbrojtjes raketore S-400 edhe pse Turqia është anëtar i NATO-s.

“Ata janë shumë të interesuar” për të blerë këto sisteme, ka thënë për televizionin Rossiya-24, Vladimir Kozhin, ndihmës në Kremlin për bashkëpunim ushtarak.

Kozhin tha se Rusia është e gatshme t’ia shes sistemet e mbrojtjes raketore një anëtari të NATO-s sepse kjo, sipas tij, është në përputhje me të drejtat e pronësisë intelektuale dhe për shkak se sitemi S-400 është një model i vjetër dhe shpejt pritet të dalë nga përdorimi.

Ai ka shtuar se sanksionet e SHBA-së dhe BE-së mbi Rusinë, nuk kanë ndikuar shumë në shitjen e armëve nga Rusia.

XS
SM
MD
LG