Ndërlidhjet

TASS: Tre simpatizues rusë janë therrur me thikë në Beograd


Pamje e simpatizuesve të Cërvena Zvezdës gjatë një takimi në Beograd
Pamje e simpatizuesve të Cërvena Zvezdës gjatë një takimi në Beograd

Tre simpatizues rusë, të cilët e kanë shikuar ndeshjen miqësore ndërmjet ekipit beogradas, Cërvena Zvezda, dhe skuadrës moskovite, Spartak, ka raportuar një korrespondent i agjencisë ruse, TASS.

Dy simpatizues janë pranuar në një spital me plagë nga therrjet, ndërsa njëri është në gjendje serioze shëndetësore. Personi i tretë ka marrë ndihmë mjekësore në vendin e ngjarjet.

Personat e therrur janë banorë të Moskës, raporton TASS.

Dëshmitarët kanë thënë se një grup i simpatizuesve rusë dhe serbë, që po marshonin me flamujt e klubeve të tyre, pas takimit miqësor të zhvilluar mbrëmë, që përfundoi me fitoren e ekipit beogradas me rezultat 2:1, ishin sulmuar.

Sipas informacioneve shtesë, konflikti kishte ndodhur me simpatizuesit e ekipit tjetër beogradas, Partizan. Policia tha se dy sulmues janë arrestuar.

Në vendin e ngjarjes janë parë makinat e ndihmës së parë mjekësore duke ardhur me shpejtësi. Disa persona të tjerë janë ankuar për shkak të sulmeve kundër simpatizuesve.

XS
SM
MD
LG