Ndërlidhjet

Sulme vdekjeprurëse në Indonezi

Një seri shpërthimesh me bomba kanë goditur kryeqytetin e Indonezisë, Xhakarta, duke u pasuar me të shtëna me armë zjarri. Policia ka bërë të ditur se pesë sulmues dhe dy njerëz të tjerë janë vrarë. Sulmuesit raportohet se kanë përfshirë kamikazë. Shpërthimet kanë ndodhur në disa lokacione, përfshirë një qendër tregtare pranë pallatit presidencial dhe zyrave të Kombeve të Bashkuara. Indonezia është vendi me popullsinë më të madhe myslimane në botë.

XS
SM
MD
LG