Ndërlidhjet

Termocentrali “Kosova e re” një hap para


Ilustrim
Ilustrim

Komiteti Drejtues i Projektit të Teremocetralit Kosova e Re, pas vlerësimit të ofertave teknike dhe financiare nga këshilltari i transaksionit dhe ai strategjik, i ka dhënë dritën e gjelbër ofertuesit që të kalohet në fazën e bisedimeve të drejtpërdrejta.

Këtë e ka bërë të ditur ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blernad Stavileci, gjatë një konference për media ku prezantoi prioritet e Qeverisë për sektorin e energjisë.

“Pas diskutimeve me ofertuesin për çështjet e hapura, marrëveshja e arritur do të kalojë në Komitetin Drejtues të projektit, në Qeveri dhe pastaj varësisht prej çështjeve që janë të precizuara edhe në Kuvendin e Kosovës”, tha ministri Stavileci, duke shtuar se çështjet të cilat duhet të diskutohen janë çështja e garancive, norma e brendshme e kthimit dhe fondi për zhvillimin e komunitetit.

Contour Global, me seli në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është kompania ofertuese për ndërtimin e Termocentralit Kosova e re”,

Stavileci e ka vendosur prioritet ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”. Ky projekt ka theksuar si është i domosdoshëm për sigurimin e furnizimit me energji, respektivisht zhvillimin ekonomik të vendit.

Ai ka bërë të ditur se vlera e përafërt e ndërtimit të TC Kosova e Re do të jetë rreth 1 miliardë euro. 1/3 e investimeve do të bëhet nga investitori privat dhe pjesa tjetër nga institucione ndërkombëtare.

Termocentrali “Kosova e re” llogaritet të jetë një ndër projektet më të mëdha në Kosovë.

XS
SM
MD
LG