Ndërlidhjet

Rusia e mirëpriti deklaratën e Trumpit se NATO është “vjetëruar”


Moska e ka mirëpritur vlerësimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump, se NATO-ja është “vjetëruar”.

Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, tha sot se “NATO-ja me të vërtetë është mbetje e së kaluarës dhe ne pajtohemi me këtë”.

Në një intervistë me të përditshmen londineze, The Times, dhe atë gjermane, Bild, Donald Trump tha se NATO-ja është “e vjetëruar” pasi nuk ka bërë më tepër në luftimin e terrorizmit, por ka theksuar se aleanca është ende “shumë e rëndësishme për mua”.

XS
SM
MD
LG