“Një ditë nga jeta në Kosovë” ishte tematika e konkursit të fotografisë në Radion Evropa e Lirë, në të cilin kërkohej nga ju ndjekës të nderuar, që të ndani me ne, një çast nga jeta juaj, me datën 10 shkurt. Departamenti i Multimedias i Radios Evropa e Lirë ka përzgjedhur fotografitë më të mira nga ky konkurs. Kemi vendosur që në përvjetorin e nëntë të pavarësisë së Kosovës, të publikojmë fotografitë më interesante të dërguara nga pjesëmarrësit. Ju falënderojmë sinqerisht që keni ndarë me redaksinë tonë një ditë nga jeta në shtetin më të ri në Evropë.