Ndërlidhjet

Zyrtarja amerikane thotë se trajtimi i gazetarit të REL-it është i papranueshëm


Khudayberdy Allashov
Khudayberdy Allashov

Zyrtarja e lartë e Departamentit amerikan të shtetit, Nisha Biswal, e ka kritikuar trajtimin e gazetarëve të Radios Evropa e Lirë në Turkmeni, ku një bashkëpunëtor ballafaqohet me dënim me burg për shkak se ka pasur duhan përtypës.

Në rastin e fundit të një vargu të keqtrajtimeve, ku janë përfshirë gazetarët në Turkmeni, kontribuesi i Radios Evropa e Lirë, Khudayberdy Allashov, ishte arrestuar në provincën veriore, Dashoguz, më 3 dhjetor, kur policia ka hyrë në shtëpinë e tij, e ka rrahur dhe e ka bllokuar familjen e tij.

Allashov së bashku me nënën e tij, janë akuzuar për posedim të duhanit përtypës, që megjithqë është ilegal në Turkmeni, zakonisht konsumohet dhe nuk është i njohur ndonjë rast i arrestimit deri tash.

“Mendoj se trajtimi i një numri të gazetarëve të Radios Evropa e Lirë gjatë disa viteve të kaluara, qoftë nëpërmjet keqtrajtimit ose arrestimit ose keqtrajtimit, apo keqtrajtimit në paraburgim, është absolutisht i papranueshëm”, tha sot Nisha Biswal, ndihmëse e sekretarit të shtetit për çështjet e Azisë Jugore dhe Qendrore, gjatë intevistës për REL-in.

Raste të keqtrajtimit të gazetarëve të REL-it në Turkmeni ka pasur edhe në të kaluarën.

Në muajin tetor, Soltan Achilova është sulmuar psikikisht, ndërsa korrespondenti tjetër, Rovshan Yazmukhamedov, është kërcënuar nga zyrtarët se do ta burgosin.

Vitin e kaluar bashkëpunëtori i Radios Evropa e Lirë Saparmamed Nepeskuliev, ishte dënuar me tri vjet burg për posdeim ilegal të drogës.

OSBE-ja pardje ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të Allashovit.

XS
SM
MD
LG