Ndërlidhjet

Nisma: Vazhdimi i dialogut në funksion të interesave të Serbisë


Fatmir Limaj, kryetar i partisë Nisma për Kosovën
Fatmir Limaj, kryetar i partisë Nisma për Kosovën

Partia opozitare, Nisma për Kosovën, e cila udhëhiqet nga Fatmir Limaj, konsideron se takimi i radhës në Bruksel, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në nivelin më të lartë politik, ”është tërësisht në funksion të interesave të Serbisë dhe aspak edhe në interes të Kosovës”.

“Vazhdimi i këtij lloji të dialogut të filluar në vitin 2011 në të cilin në vazhdimësi Kosova ka qenë objekt dhe jo palë e barabartë duhet të ndërpritet menjëherë”, thuhet në komunikatën e lëshuar për media nga Nisma për Kosovën.

Gjithashtu, Nisma për Kosovën konsideron se vazhdimi i këtyre bisedimeve pas provokimeve dhe kërcënimeve të një pas njëshme nga ana e Serbisë duke filluar nga Asociacioni i Komunave Serbe e deri te ndërtimi i murit në Mitrovicë, pastaj ndalimi i Ramush Haradinajt nga Interpoli në Francë me urdhër arrest të lëshuar nga Serbia dhe provokimi me trenin rus, “nuk është asgjë tjetër pos nënshtrim ndaj Serbisë dhe shitje e interesave të vendit për interesa personale të Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”.

“Vetëm pasi Kosova të ketë ndërtuar një platformë të përbashkët nacionale për bisedime me Serbinë dhe vetëm atëherë kur Serbia të jetë e gatshme të ulet në bisedime me Kosovën si palë të barabarta mund të fillohen bisedimet e reja”, thuhet në qëndrimet e Nismës.

XS
SM
MD
LG