Ndërlidhjet

Hebrenjët kroatë e bojkotojnë ceremoninë qeveritare që përkujton Holokaustin


Fotografi arkivi e kampit nazist në Jasenovac, Kroaci
Fotografi arkivi e kampit nazist në Jasenovac, Kroaci

Komuniteti hebre i Kroacisë do e bojkotojë një ngjarje që mbahet në parlamentin kroat për të kujtuar Holokaustin pasi ankohen se qeveria nuk ka vepruar si duhet ndaj nacionalistëve që lavdërojnë ustashët, bashkëpunëtorë të nazistëve, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Komisioni Kordinues i Komunitetit Hebre në Kroaci ka njoftuar sot se nuk do të marrë pjesë në ceremoninë e Ditës së Kujtimit të Holokaustit që mbahet më 27 janar pasi qeveria nuk i ka hequr pllakat memoriale nëpër tërë vendin që përfshijnë slloganin e ustashëve “Të gatshëm për mëmëdheun”.

Një nga këto pllaka është vendosur edhe në Jasenovac, zonë kjo ku gjendej edhe një kamp vrasës i nazistëve, ku gjatë luftës janë zhdukur rreth 100 mijë njerëz.

Komisioni Kushtetues parlamentar gjatë vitit të kaluar, në vendimin e tij për këtë çështje, ka vlerësuar se pllakat janë “ofendim i viktimave të kampit të Jasenovacit” ndërsa iu ka kërkuar zyrtarëve lokal që t’i heqin ato.

Megjithatë, aktivistët hebre kanë thënë se pllaka në Jasenovac nuk është hequr dhe as të tjerat që gjenden nëpër tërë vendin.

Gjatë prillit të kaluar, komuniteti hebre e ka bojkotuar edhe ngjarjen e qeverisë për kujtimin e viktimave të Jasenovacit duke e organizuar ceremoninë e tyre si shenj proteste ndaj tolerancës që qeveria tregon për nacionalizmin neo-nazist dhe nostalgjisë për ustashët.

XS
SM
MD
LG