Tweet

Multimedia

Haiti: Nxirret e gjallë 16-vjeçarja nga rrënojat

Pasojat e tërmetit në Haiti.

28.01.2010

Një vajzë është nxjerrë e gjallë nga gërmadhat në kryeqytetin e Haitit, Port-o-Prens, 15 ditë pas tërmetit shkatërrimtar që goditi vendin. Vajza raportohet se ka dehidruar dhe ka një këmbë të plagosur, porse ka qenë shumë e lumtur kur e kanë shpëtuar.

26 janar 2010

Video Përkujtohet Holokausti

Në mbarë botën, më 27 janar përkujtohet Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Holokaustit. Në këtë ditë, 65 vjet më parë, përkatësisht në vitin 1945, forcat sovjetike çliruan kampin nazist Aushvic. Ky përvjetor veçanërisht përkujtohet në vendet evropiane, ku gjatë Luftës së Dytë Botërore humbën jetën 53 milionë njerëz, nga të cilët rreth 31 milionë civilë.

25 janar 2010

Video Bejrut: Aeroplani përplaset në det

Një aeroplan i kompanisë ajrore të Etiopisë, me 90 udhëtarë dhe anëtarë të ekuipazhit, është përplasur në Detin e Mesdheut, pak kohë pasi është ngritur nga aeroporti në Bejrut. Deri tash, ekipet e shpëtimit i kanë gjetur rreth 20 trupa të pajetë, ndërsa po vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit eventualë.

22 janar 2010

Video Xhingis Khan, ikonë antike për Mongolinë

Që kur Mongolia doli nga komunizmi dhe ndikimi sovjetik në vitin 1990, ajo është përpjekur të mbrojë pavarësinë e saj nga fqinjët e fuqishëm: Rusia dhe Kina. Kërkimi i Mongolisë për një identitet të ri kombëtar ka gjetur vendin në një figurë historike: sunduesin e shekullit të 13-të, Xhingis Khan.

20 janar 2010

Video Viti i parë

Një vit që prej se është betuar si president i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama përballet me vlerësime të ndryshme të ekspertëve dhe mediave ndërkombëtare mbi sukseset që ai ka arritur gjatë vitit të tij të parë në këtë funksion. Pothuajse i përgjithshëm është vlerësimi se kjo periudhë nuk ka qenë fare e lehtë.

18 janar 2010

Video Talibanët sulmojnë Kabulin

Militantë të dyshuar talibanë kanë ndërmarrë një varg sulmesh në kryeqytetin e Afganistanit. Luftimet raportohet se ende po vazhdojnë në afërsi të Bankës Qendrore, jo shumë larg pallatit presidencial. Forcat e NATO-s thanë se janë duke u asistuar forcave afgane të sigurisë për të siguruar zonën.

17 janar 2010

Prezantim audio Pasojat e tërmetit në Haiti

Tërmeti që ka goditur Haitin më 12 janar, thuhet të ketë lënë dhjetëra mijëra të vdekur. Të mbijetuarit – shumica prej tyre në nevojë të madhe për ujë të pastër, ushqim apo barna – presin ndihmën e premtuar ndërkombëtare. Haiti është vendi më i varfër në hemisferën perëndimore. Ende pa u rimëkëmbur nga fatkeqësitë e tjera natyrore të kohëve të fundit, haitianëve tani u duhet ndihma më shumë se kurrë.

14 janar 2010

Fotogaleria Tërmeti në Haiti

Dhjetëra mijëra njerëz thuhet të kenë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Haitin ditën e martë, më 12 janar. Tërmeti i fuqishëm prej 7 shkallë Rihter, ishte më i rëndi në 200 vjetët e fundit. Haiti ka nëntë milionë banorë dhe është njëri nga vendet më të varfra në hemisferën perëndimore.

12 janar 2010

Fotogaleria Mot i ftohtë

Moti i ftohtë ka përfshirë pothuajse gjithë kontinentin evropian e më gjerë. Reshjet e dendura kanë sjellë përmbytje masive në veriperëndim të Shqipërisë, duke shkaktuar kështu gjendje të jashtëzakonshme në një numër qarqesh. Në anën tjetër, Franca, Spanja, Republika e Çekisë, Britania e Madhe etj. janë mbuluar nga reshjet e borës, gjë që ka shkaktuar edhe probleme të mëdha. Shumë fluturime ajrore janë anuluar, dhjetëra shkolla janë mbyllur...

08 janar 2010

Video Iran: Akuzat e televizionit shtetëror

Televizioni shtetëror i Iranit ka bërë një dokumentar në lidhje me Neda Agha Soltanin, e cila ishte qëlluar për vdekje gjatë trazirave pas-zgjedhore, qershorin e vitit të kaluar. Dokumentari pohon se Neda ishte një agjente e Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, e cila, siç thuhet, kishte inskenuar vetë vdekjen.

04 janar 2010

Prezantim audio Lufta e parë çeçene

Pesëmbëdhjetë vjet më parë, fotografi Aleksei Sazonov udhëtoi për në Çeçeni, për të dokumentuar shpërthimin e luftës në republikën separatiste. Duke kthyer kokën pas në ato ditë të trazuara, Sazonov kujton zjarrin e snajperëve dhe marrjen e vendimeve të vështira etike, për të regjistruar konfliktin në fotografi.

Madhësia e shkronjave - +

Kalendari

My Yahoo Google

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile