Tweet

Këndi tematik


Multimedia

Tërmeti godet Kilin

Kili, 27 shkurt 2010.

27.02.2010

Një tërmet me fuqi 8.8 ballë, sipas shkallës Rihter, ka goditur Kilin. Deri tani raportohet për qindra të vdekur. Epiqendra ishte 300 km larg kryeqytetit Santiago. Raportohet po ashtu për dëme të shumta materiale në disa qytete kiliane. Qendra amerikane për mbikëqyrjen e cunameve ka tërhequr vërejtjen për rrezik cunami në të gjitha vendet e Paqësorit.

26 shkurt 2010

Video Sulm vetëvrasës në Kabul

Së paku 16 veta janë vrarë dhe më shumë se 30 janë plagosur në një sulm të koordinuar në qendër të Afganistanit. Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talebanët, të cilët thanë se ishte kryer nga një grup prej pesë sulmuesish vetëvrasës. Në mesin e viktimave ka edhe të huaj.

Video Inaugurimi i presidentit të ri të Ukrainës

Viktor Janukoviq ka bërë betimin si president i ri i Ukrainës. Në fjalimin e tij të parë ai tha se Ukraina është në borxhe të mëdha, e përshkuar nga korrupsioni, varfëria dhe kolapsi ekonomik. Janukoviq shtoi se në politikën e jashtme do të mbështetet te Rusia, Bashkimi Evropian, si dhe Shtetet e Bashkuara.

24 shkurt 2010

Video NATO në krizë?

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gejts, paralajmëroi anëtarët evropianë të NATO-s se, po qe se ata nuk i modernizojnë ushtritë e tyre dhe nuk rrisin buxhetin e mbrojtjes, Aleanca trans-atlantike rrezikon të shihet me sy të dobët nga pjesa tjetër e botës. Zoti Gejts i bëri këto komente më 23 shkurt, në një forum ekspertësh, që ishte ngarkuar me rishikimin e konceptit strategjik të NATO-s.

18 shkurt 2010

Video "Vancouver 2010" në video-lojë

Video-loja “Vancouver 2010” është një simulim autentik i Lojërave Olimpike Dimërore, që këtë vit po mbahen në Vankuver të Kanadasë. Përdoruesit e saj mund ta përjetojnë gjithë emocionin e kësaj ngjarjeje atraktive në botën e sportit. Lojërat Olimpike Dimërore filluan më 12 shkurt dhe do të zgjasin deri më 28 shkurt.

15 shkurt 2010

Video Ofensiva në Afganistan

Ka hyrë në ditën e tretë ofensiva e mijëra trupave amerikane, britanike dhe afgane kundër talibanëve në jug të Afganistanit. Burimet e NATO-s thanë se janë të kënaqur me përparimin e shënuar. Në ditën e parë të operacionit dy ushtarë, një amerikan dhe një britanik u vranë. Forcat afgane njoftuan për së paku 20 militantë talibanë të vrarë në këto luftime.

12 shkurt 2010

Video Nisin Lojërat Olimpike

Flaka olimpike ka arritur në Vankuver të Kanadasë, ku të premtën hapen zyrtarisht Lojërat Olimpike Dimërore. Guvernatori i Kalifornisë, Arnold Shvarceneger, është në mesin e atyre që do të mbajnë flakën. Mbi 5000 atletë nga 80 vende pritet të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore që do të zgjasin 17 ditë.

10 shkurt 2010

Video Imazhi i Kosovës

Kosova ka ftuar të rinjtë nga tërë bota që të bashkohen në festën e kosovarëve, e cila ka moton “Festo me Kosovën - me evropianët e rinj”. Opozita ka shprehur pakënaqësi me fushatën e deritashme për ndryshimin e imazhit të Kosovës.

Video Kronika e Portokalltë

Edhe pse Julia Timoshenko pohon se nuk do ta pranojë kurrë fitoren e Viktor Janukoviqit në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, është më se e qartë se ky politikan me orientime pro-ruse do të jetë president i këtij vendi. Një gjë të këtillë tashmë e ka pranuar edhe Perëndimi, i cili ka qenë më i afërt me Timoshenkon.

08 shkurt 2010

Zgjedhjet në Ukrainë

Lideri opozitar në Ukrainë, Viktor Janukoviq, e ka deklaruar vetveten fitues të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale. Ai ka ftuar rivalen e tij, Julia Timoshenko, që të tërhiqet nga posti i kryeministres. Timoshenko, ka refuzuar ta pranojë disfatën dhe ka thënë se votat janë të përafërta.

03 shkurt 2010

Video A po fundoset “Dubai World”?

Fotografitë më të reja të ishujve “Dubai World” janë bërë nga astronautët e NASA-s, nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Ky projekt i hartuar si një kopje e botës, ku ishujt artificialë u ngjasojnë kontinenteve, sipas fotografive, dalëngadalë po humbet, njofton "Daily Mail". Skajeve të ishujve artificialë ka nisur t’iu humbë forma, gjë që ka shkaktuar indikacione serioze se kjo “botë” po fundoset.

01 shkurt 2010

Video Beyonce dominoi në Grammy me 6 fitore

Ylli muzikor, Beyonce, dominoi me 6 fitore në çmimet Grammy, që u mbajtën në Los Anxhelos. Kështu, ajo ia kaloi këngëtares së njohur amerikane të muzikës kantri, Tejlor Suift, e cila fitoi katër çmime. Beyonce fitoi edhe çmimin për Këngën e Vitit me hitin e saj “Single Ladies”.

Madhësia e shkronjave - +

Kalendari

My Yahoo Google

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile