Pesë persona janë arrestuar në Kosovë nën dyshimin për përfshirje në një rrjet të krimit të organizuar që dyshohet se ka trafikuar drogë në disa vende evropiane dhe ka pastruar miliona euro të përfituara nga aktivitetet kriminale.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, paralajmëroi se së shpejti do të shfuqizohet Ligji për investimet strategjike.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se është njoftuar nga ushtria e vendit të tij se mbrëmjen e 8 qershorit, iranianët e rrëzuan një helikopter ushtarak mbi Ngushticën e Hormuzit.
Kosova rrezikon të humbasë kredibilitetin ndërkombëtar dhe mbështetjen e aleatëve nëse vazhdon bllokada politike, paralajmëroi ambasadori britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, duke theksuar se sistemi kushtetues i vendit është ndërtuar për bashkëpunim, e jo për dominim politik.
Zyrtarët e Republikës Sërpska, mes tyre edhe përfaqësues të Qeverisë së entitetit dhe lideri i partisë në pushtet, Millorad Dodik, gjatë ditëve të fundit kanë zhvilluar bisedime me drejtuesit e Gazprom-it në Shën Petersburg.
Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, në Kosovë kanë nisur të qartësohen edhe emrat e atyre që pritet të bëhen deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit.
Kryeministri Edi Rama tha se zhvilluesit e projektit do të “mahnisin” me planet e tyre në muajt në vijim.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) planifikon që rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës t’i shpallë më 26 qershor, ndërkaq certifikimin e tyre ta bëjë deri më 6 korrik.
Komanda qendrore e ushtrisë së Iranit njoftoi për ndaljen e sulmeve ajrore kundër Izraelit, duke deklaruar se i ka dhënë “një përgjigje të dhimbshme” Izraelit lidhur me sulmet izraelite në qarkun Dahijeh të Bejrutit
Kryetari i Listës Serbe, Zllatan Elek, e akuzoi liderin e partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, Nenad Rashiq, se një ulëse në Kuvendin e Kosovës e ka fituar falë mbi 2.000 votave të shqiptarëve.
Komisioni Evropian ka shprehur shqetësimin se projekti i planifikuar në zonën e mbrojtur Pishë Poro–Nartë mund të ketë ndikime mjedisore që bien në kundërshtim me procesin e negociatave të anëtarësimit mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, uroi kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit në Kosovë, duke theksuar njëkohësisht nevojën për bashkëpunim mes forcave politike.
Shfaq më shumë