Rusia thotë se filloi tërheqjen nga Gjeorgjia
09.09.2008
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se postblloqet vëzhguese afër Osetisë së Jugut dhe Abkhazisë kanë filluar të shpërbëhen.
Kjo është "shenja e parë e tërheqjes" së forcave, të cilat hynë në Gjeorgji më 8 gusht, ka thënë për agjencinë AFP një përfaqësues i ministrisë së Brendshme të Gjeorgjisë.
Lajmi nga Moska u bë i ditur disa orë pasi ministri i Mbrojtjes, Anatoly Serdykov tha se Rusia planifikon të stacionojë gjithsejt 7.600 trupa në bazat në rajonet gjeorgjiane të Osetisë së jugut dhe Abkhazisë.