Sofje: Filloi konferenca triditëshe e NATO-s
12.09.2008
Shefat e shtatmadhorive të 26 vendeve anëtare të NATO-s, sot në Sofje të Bullgarisë, e filluan konferencën triditëshe për të diskutuar lidhur me politikën e përbashkët mbrojtëse të aleancës, pas konfliktit Rusi – Gjeorgji.
Shefi i Komitetit ushtarak të NATO-s, gjenerali italian, Giampaolo di Paola, tha se "duhet të përgatitemi për tu ballafaquar me sfidat e sigurisë në të ardhmen".
Në këtë konferencë, ku po marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Shqipërisë dhe të Kroacisë, do të diskutohet edhe për misionet e aleancës në Afganistan dhe në Kosovë.