Ndërlidhjet

PS paralajmëron protesta popullore


Lideri i Partisë Socialiste Edi Rama ka paralajmëruar mbajtjen e protestave popullore.

Ai ka thënë aksioni i ri politik i PS-së nuk synon ndryshimin e rezultatit të zgjedhjeve në tavolinë, por vendosjen e standardeve demokratike të zgjedhjeve, sipas tij, të cenuara rëndë më 28 qershor.

“Nuk kemi asnjë problem me Kuvend dhe hyrjen në Kuvend, në rast se na jepet kjo mundësi që të hetojmë pa qenë të diktuar në hetimin tonë nga shumica, që është në fakt objekt hetimi”, u shpreh Rama.

Partia Socialiste ka bojkotuar Kuvendin e ri, deri, siç ka thënë, në plotësimin e disa kushteve, ku kryesorja mbetet garantimi nga ana e shumicës i hetimit të zgjedhjeve të 28 qershorit.
XS
SM
MD
LG