Ndërlidhjet

Edi Rama paralajmëron protesta për zgjedhjet



Kandidati për kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama, ka paralajmëruar protesta kundër zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit.

Rama ka thënë se PS-ja duhet të përshkallëzojë qëndrimin e saj deri në protesta, për të bërë të mundur zbardhjen e asaj që ai e ka quajtur “krimi elektoral i 28 qershorit”.

Rama u ka kërkuar socialistëve që të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve dhe të bëjnë rezistencë me metoda demokratike deri në vendosjen e sistemit demokratik të votës.
XS
SM
MD
LG