Ndërlidhjet

Karaxhiq sot pritet të dalë në gjykimin e tij



Ish lideri i serbëve të Bosnjes, Radovan Karaxhiq sot pritet të dalë për herë të parë në gjykimin e tij për krime të luftës.

Karaxhiq e ka bojkotuar gjykimin në Hagës që kur filloi javën e kaluar, me arsyetimin se i duhet më shumë kohë për ta përgatitur mbrojtjen.

Karaxhiq përballet me 11 akuza, përfshirë atë për gjenocid ndaj 8 mijë burrave dhe djemve myslimanë në Srebrenicë.
XS
SM
MD
LG