Ndërlidhjet

Arlington: Obama nderoi të rënët në luftë



Presidenti i Shteteve të Bashkuara Barak Obama e ka shënuar rolin tradicional në Ditën e Veteranëve në Varrezat Kombëtare në Arlington, me një vizitë të paparalajmëruar në pjesën ku prehen trupat e vrarë në Afganistan dhe në Irak.

Në një fjalim të shkurtër pasi vuri kurorën në Varrin e Ushtarit të Panjohur, Obama i shprehu mirënjohje përkushtimit të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, prej atyre që shërbyen me gjenerata të tëra, e deri te trupat e sotme që po luftojnë në Afganistan, Irak dhe misionet tjera në botë.

“Nu ka nderim dhe as lëvdatë që mund t’i shkojë përshtati madhështisë së shërbimit dhe sakrificës tuaj”, tha ai.

Obama u zotua se do të bëjë gjënë e duhur për veteranët dhe familjet e tyre.

“Amerika nuk do t’ju zhgënjejë”, tha presidenti Obama.
XS
SM
MD
LG