Ndërlidhjet

Izrael: Ndërtohen barriera përgjatë kufirit me Egjiptin


Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, i ka miratuar planet për ndërtimin e barrierës përgjatë një pjese të kufirit me Egjiptin dhe instalimin e pajisjeve të avancuara vëzhguese për t’i kontrolluar imigrantët ilegalë dhe militantët.

Netanjahu tha se “ky është vendim strategjik për ta siguruar karakterin hebraik dhe demokratik të Izraelit”.

Ai më tutje theksoi se Izraeli do të vazhdoj që t’i lejoj refugjatët të hyjnë nga zonat e konfliktit por, “nuk mund të lejojmë dhjetëra mijëra punëtorë ilegalë, që të infiltrohen brenda në Izrael, nëpërmjet të kufirit jugor dhe të vërshohet vendi me të jashtëm”.
XS
SM
MD
LG