Ndërlidhjet

Berisha: Mungesa e opozitës në seancën e sotme, gabim i rëndë



Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e ka cilësuar gabim të rëndë vendimin e opozitës për të mos marrë pjesë në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit. Seanca do t’i kushtohet përmbytjeve në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.

“Nuk mund të gjendet kurajo për të mos marrë pjesë në këtë seancë shumë të rëndësishme”, tha Berisha në mbledhjen e sotme të grupit kuvendor të PD-së.

Socialistët vendosën të mos marrin pjesë në seancë. Kreu i PS Edi Rama tha se opozita do të vazhdojë të jetë në protesta në sheshe me një arësye më shumë për largimin e qeverisë e cila sipas tij është përgjegjëse edhe për përmbytjet në Shkodër dhe Lezhë.
XS
SM
MD
LG