Ndërlidhjet

Haiti: Filloi shpërndarja e ndihmave nga ajri



Kryeqyteti i Haitit po përballet me plaçkitje, dhunë dhe vandalizëm, derisa të mbijetuarit e tërmetit presin të marrin ndihmat bazë. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ka tërhequr vërejtjen se “incidentet e dhunës dhe plaçkitjes janë në rritje ashtu siç është në rritje dhe dëshpërimi” në mesin e të mbijetuarve.

Burimet ushtarake amerikane njoftuan se kanë bërë furnizime të popullsisë me ndihma humanitare nga ajri. Të njëjtat burime pohojnë se janë lëshuar nga ajri vakte të gatshme për tu përdorur dhe ujë i pijshëm.

2000 trupa të tjera amerikane do të dërgohen në Haitit për t’iu bashkangjitur 1700 ushtarëve që janë aktualisht atje.

Nga tërmeti prej 7 ballë të Rihterit, që goditi Haitin një javë më parë, besohet se 70 mijë njerëz gjenden nën rrënoja. Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara llogarisin se numri i viktimave mund të rritet deri në 200 mijë.
XS
SM
MD
LG