Presidenti amerikan, Barak Obama, dhe familja e tij i kanë shërbyer vakte të ngrohta të pastrehëve në Uashington. Presidenti, bashkëshortja e tij Mishelë, nëna e saj dhe dy vajzat i kanë shërbyer 150 personave në një kuzhinë popullore të kryeqytetit amerikan.
Aktiviteti u zhvillua në Ditën e Martin Luter King, udhëheqësit të lëvizjes për të drejtat civile në SHBA.