Ndërlidhjet

OKB: Dërgohen 3500 trupa shtesë në Haiti


Këshilli i Sigurimit në mënyrë unanime ka votuar për dërgimin e 3500 trupave shtesë të Kombeve të Bashkuara në Haiti, për të ndihmuar në mbajtjen e rendit dhe për mbrojtjen e konvojeve humanitare.

Të 15 vendet anëtare të Këshillit të Sigurimi, “duke i pasur parasysh rrethanat dhe nevojën urgjente për veprim”, e kanë mbështetur kërkesën për trupa shtesë të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-mun.

Sipas rezolutës së hartuar nga Shtetet e Bashkuara, misoni i OKB-së në Haiti, do të përbëhet nga komponentja ushtarake dhe ajo policore.
XS
SM
MD
LG