Ndërlidhjet

Haiti do t'i zhvendosë 400 mijë të pastrehë



Qeveria e Haitit i ka shpallur planet për zhvendosjen e 400 mijë të pastrehëve nga kampet në Port-o-Prens në zona të reja banimi në paralagjet e kryeqytetit.

Autoritetet thonë se janë të shqetësuara nga kushtet sanitare dhe shpërthimi i epidemive, dhjetë ditë pas tërmetit.

Njoftimi u bë në kohën kur ekipet e shpëtimit po bëhen gati t’i ndërpresin operacionet e kërkimit të të mbijetuarve nga tërmeti dhe po e përqendrojnë vëmendjen vetëm te të pastrehët.
XS
SM
MD
LG