Ndërlidhjet

Tiranë: Mirëpritet nisma e presidentit Topi për tryezën me partitë



Partia Demokratike dhe Partia Socialiste e kanë përshëndetur thirrjen nga kryetari i shtetit Bamir Topi, për tryezën që pritet t’i jape zgjidhje krizes politike ne Shqiperi.

Në emër te grupit kuvendor demokrat, Astrit Patozi tha se respektimi i kushtetutes do të jete baza e kontributit që do të ofrojë PD ne këtë tryezë.

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama edhe sot ka ripërseritur ate qe e cilesoi "kusht i panegociueshëm në tryeze", hapjen e kutive te votimit.

Dje presidenti Topi i ftoi liderët e dy partive më të mëdha që të diskutojnë për të zgjidhur krizën politike në vend.
XS
SM
MD
LG