Programi i radhës

Këndi tematik

 


Lajmet

SHBA: Mburoja antiraketore nuk drejtohet kundër Rusisë 


Mburoja antiraketore, të cilën Shtetet e Bashkuara e vendosin në Evropë nuk është e drejtuar kundër Rusië, por synon mbrojtjen nga kërcënimet në rritje nga Irani, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit.

Zëdhënësi Filip Krouli i bëri këto komente lidhur me deklaratat e shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë ruse, Nikolai Makarov.

“Ne vazhdojmë të diskutojmë për mënyrën e bashkëpunimit me Rusinë në mbrojtjen kundër raketore”, tha Krouli.

Makarov tha se planet e SHBA-ve për mburojën raketore në Evropë janë të drejtuara kundër Rusisë, dhe se do të duhej të përfshihen në negociatat e Moskës dhe Uashingtonit për marrëveshjen e re mbi kontrolin e armatimit.

Madhësia e shkronjave - +

Kalendari

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile