Tweet

Lajmet

UEFA nderon portugezin Euzebio

23.02.2010


Ylli i futbolit portugez, Euzebio, është nderuar me çmimin e UEFA-s për kontributin e tij në futbollin evropian.

Kryetari i UEFA-s, Mishel Platini, i dorëzoi Euzebios Çmimin e Presidentit në Stadiumin e Dritës në Lisbonë para fillimit të ndeshjes Benfika - Herta.

Euzebio, 68 vjeçar, tha se ndjehet “i nderuar nga ky çmim prestigjioz”.

Euzebio ishte ndër futbollistët më të mëdhej evropianë, i cili e udhëhoqi Benfikën në Kupën e Evropës në vitin 1962, dhe shënoi nëntë gola në Botërorin 1966, përpara se Portugalia të eliminohej në gjysëm finale nga Anglia.

Vitin e kaluar, fitues i çmimit të UEFA-s ishte anglezi Bobi Çarlton.

E mëparshmeE ardhshmja
23 shkurt 2010
E mëparshmeE ardhshmja
23 shkurt 2010
Madhësia e shkronjave - +

Kalendari

My Yahoo Google

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile