Gjeorgji: Arriti luftanija amerikane për ushtrime
Luftanija e Shteteve të Bashkuara USS Xhon L. Holl, u ankorua në portin Poti të Gjeorgjisë, që është afro 50 kilometra largësi nga rajoni i Abkhazisë.
Ushtria amerikane tha se qëlllimi i vizitës është stërvitja e rojeve bregdetare gjeorgjiane për zjarrfikje dhe për sigurinë themelore.
Porti Poti është 130 kilometra larg qytetit Ohamshire në Abhazi, nga i cili anijet bregdetare të Rusisë e kontrollojnë vijën detare të kufirit.
Gjorgjia dhe Rusia në vitin 2008 e zhvilluan një luftë të shkurtër lidhur me Abhazinë separatiste. Forcat ruse janë në proces të krijimit të bazës në Abhazi.