SEEMO: Dënohet fuqishëm kërcënimi ndaj gazetarit
Organizata për media e Evropës Juglindore, SEEMO, me seli në Vjenë, i ka dënuar fuqishëm kërcënimet kundër gazetarit të Kohës Ditore, Vehbi Kajtazi, nga Sabit Geci, ish komandant i UÇK-së.
“SEEMO është shumë e alarmuar nga qëndirmi pasiv i një institucioni zyrtar siç është policia, kur janë raportuar kërcënimet ndaj gazetarëve”, thuhet në kumtesën e kësaj organizate dhe theksohet se është “me rëndësi që autoritetet dhe zyrtarët e qeverisë t’i mbështesin gazetarët duke u dhënë ndihmën e domosdoshme kur ata kërcënohen”.
SEEMO kërkon që autoritetet në Prishtinë ta hetojnë këtë rast dhe të ndërmarrin masa, që incidente të këtilla të mos ndodhin në të ardhmen.