Këndi tematik

 


Lajmet

Bosnje: Arrestohen tre serbë të dyshuar për gjenocid 


Policia e Bosnjes ka arestuar tre të dyshuar për pjesëmarrje në masakrën në Srebrenicë gjatë luftës së viteve 1992-95.

Zyra e prokurorisë në Sarajevë tha se ata ishin ushtarë të Armatës së Serbëve të Bosnjes.

Në korrik, 1995, forcat serbe e pushtuan Srebrenicën, e cila nga Kombet e Bashkuara ishte shpallur zonë e sigurtë, dhe vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, në krimin më të madh prej Luftës së Dytë Botërore, i cili u cilësua si gjenocid.

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile