Medvedev: Ekstremizmi në Kaukaz, kanceroz
27.02.2010
Presidenti rus, Dimitri Medvedev, tha se lëvizjet që kërkojnë shkëputje janë përhapur si kancer në të gjithë rajonin e Kaukazit të Veriut në Federatën Ruse.
Komentet e Medvedevit u bënë gjatë një vizite të paparalajmëruar në rajon.
Shefi i Kremlinit ka theksuar se problemet me të cilat përballet rajoni janë “bandat ekstremiste të banditëve, të cilat vazhdojnë të ekzistojnë dhe janë përhapur si tumore kanceroze”.
Autoritetet ruse kanë fajësuar militantët islamikë, që kërkojnë pavarësi nga Rusia, për shumicën e incidenteve të dhunës në Kaukazin e Veriut.