Ndërlidhjet

Bajden takohet me palestinezët, pas kritikave ndaj Izraelit



Nënpresidenti amerikan, Xho Bajden, takohet sot në Bregun Perëndimor me udhëheqësit palestinezë. Takimi vjen një ditë pas lajmit të publikuar nga qeveria e Izraelit për ndërtimin e 1600 shtëpive të reja për hebrejtë në Jerusalimin lindor. Ky i fundit shihet si kryeqyteti i një shteti të ardhshëm palestinez.

Bajden ka dënuar vendimin e Izraelit duke theksuar se një hap i tillë “minon besimin” që i nevojitet palëve për të rifilluar bisedimet jo të drejtpërdrejta. Në shenjë pakënaqësie me hapin e qeverisë izraelite, Bajden arriti 90 minuta me vonesë në darkën e shtruar nga kryeminisiri i Izraelit, Benjamin Netanjahu.

Edhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban ki Mun, ka dënuar vendimin e Izraelit, duke theksuar vendbanime të tilla janë të paligjshme sipas të drejtës ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG