Këndi tematik

 


Lajmet

Berezovski fiton betejën legale kundër televizionit rus 


Oligarku rus në mërgim, Boris Berezovski, e ka fituar rastin kundër një transmetuesi rus në gjykatën e Londrës, e cila vendosi që ai të shpërblehet me 225 mijë dollarë për dëmin e shkaktuar.

Oligarku 63 vjeçar e paditi televizionin shtetëror rus "RTR Planeta" për një emision në vitin 2007, i cili e akuzoi atë se qëndronte prapa helmimit vdekjeprurës të ish agjentit rus, Aleksandr Litvinenko, në Londër tre vjet më parë.

Berezovski, i cili pohon se është mik i Litvinenkos, tha se akuzat janë "të neveritshme".

Televizioni RTR, i cili kërkoi që rasti të hiqet, e bojkotoi gjykimin.

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile