Programi i radhës

Këndi tematik

 


Lajmet

Haradinaj: Korrupsioni nis nga Thaçi 


Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi se korrupsioni në institucionet e Kosovës fillon nga kryeministri Hashim Thaçi.

“Për bindjen time, korrupsioni fillon nga kryeministri Thaçi. Ai është shkaktar i korrupsionit, logjika e tij qeverisëse, dhe pasojat vazhdojnë në nivelet tjera”, transmetojnë burimet lokale kreun e AAK-së.

Sipas Haradinajt, pa involvimin e kryeministrit në korrupsion, do të ishte e pamundur që të korruptohen anëtarët e kabinetit.

Ai ka shtuar se qeveria nuk është duke e luftuar korrupsionin, dhe në këtë mënyrë po ia prish imazhin e vendit para bashkësisë ndërkombëtare.

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile