Jordania shqyrton kërkesën e NATO-s për Afganistanin
Jordania tha se po e studjon kërkesën e NATO-s për stërvitjen e pjesëtarëve të policisë afgane.
Zëdhënësi i qeverisë, Nabil Sharif tha se "NATO i ka kërkuar Jordanisë që t'i trainojë policët afganë, dhe se Jordania tash po e studjon kërkesën", por nuk dha detaje tjera.
Njoftimi u bë tri ditë pas vizitës së sekretarit të përgjithshëm të aleancës, Anders Fog Rasmusen në Jordani.
Në të kaluarën, Jordania ka trainuar ushtarë dhe policë irakianë dhe palestinezë.