Belgjika riatdheson 41 shqiptarë
Autoritetet në Bruksel riatdhesuan 41 shqiptarë të cilët kishin mbërritur nga Lugina e Preshevës dhe Maqedonia për të kërkuar strehim në Belgjikë pas heqjes së vizave në fillim të vitit.
Të kthyerit thanë se kishin shpresuar të gjenin punë dhe akomodim në shtetin belg.
Zëdhënësja e zyrës për të huaj, Dominik Ernould, tha se shqiptarët kishin dëgjuar se do të marrin ndihmë financiare sapo të mbërrinin në Belgjikë.