Këndi tematik

 


Lajmet

Hungari: Mohimi i Hollokaustit, krim 


Presidenti i Hungarisë Laslo Soljom e nënshkroi ligjin me të cilin mohimi i Hollokaustit konsiderohet krim i dënueshëm deri me tre vjet burg.

Parlamenti e miratoi amandamentin e kodit penal muajin e kaluar, por duhej nënshkrimi i presidentit që ligji të hyjë në fuqi.

Nga ana tjetër, amandamenti i ngjashëm për mohimin e krimeve të komunizmit u hodh poshtë.

Rreth 600 mijë hebrenjtë nga Hungaria që u zhdukën gjatë Hollokaustit, përbëjnë rreth 10 përqind të numrit të përgjithshëm të hebrenjve të vrarë gjatë periudhës së nazizmit.

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile