PE dënon shtypjen e polakëve në Bellorusi
Parlamenti Evropian ka dënuar shtypjen e pakicës polake në Bellorusi, që ka shkaktuar acarimin e marrëdhënieve ndërmjet Brukselit dhe M Inskut.
Në rezolutën e miratuar në mbledhjen në Strasburg, europarlamentarët shprehin "shqetësim të thellë" për shkeljen e të drejtave të njeriut në Bellorusi, dhe bëjnë thirrje për kthimin e pasurisë së konfiskuar nga një organizatë jozyrtare polake.
Rezoluta thotë se "diskriminimi" kundër grupit është simptomatik për trajtimin e përgjithëm që Bellorusia i bën shoqërisë civile dhe opozitës demokratike.