Pakistan: Nga sulmi vetëvrasës me bombë – tre të vrarë
Nga një sulm vetëvrasës me bombë, në një lagje të qytetit Peshavar në Pakistan, janë vrarë tre civilë, ka njoftuar policia. Të vrarë ishin një fëmijë dhe dy burra.
Sipas policisë, sulmi i sotëm kishte për qëllim goditjen e një konvoji ushtarak.
Nga sulmet vetëvrasëse dhe sulmet e tjera, në gjithë Pakistanin, prej vitit 2007, janë vrarë më se 3 mijë vetë.
Për këto vrasje janë fajësuar Talibanët dhe militantët e ndërlidhur me al-Kaidën, që e kundërshtojnë aleancën e Pakistanit me Shtetet e Bashkuara.