Tweet

Lajmet

Jovanoviq: Tadiq të takohet me liderët e Kosovës

12.03.2010


Lideri i partisë Liberal-demokrate të Serbisë, Cedomir Jovanoviq, ka vlerësuar se presidenti serb Boris Tadiq duhet të udhëtojë në samitin në Bërdo afër Kranjit në Slloveni, dhe atje të takohet me përfaqësuesit e vendit mikpritës, të Bashkimit Evropian dhe të Kosovës.

Jovanoviq ka thënë se Tadiq duhet të takohet me Hashim Thacin dhe Fatmir Sejdiun, sepse kjo nuk do të ishte tradhëti, por vetëm gjest i vullnetit të mirë dhe dëshirës për të ardhur deri tek zgjidhja e problemit.

Kreu i liberal-demokratëve serbë ka thënë se nuk është e vërtetë dilema nëse Serbia është për Kosovën apo për Bashkimin Evropian, duke shtuar se zgjedhjen e këtillë para qytetarëvë e vënë organet shtetërore, të cilat duan ta fshehin paaftësinë e vet.

 

Madhësia e shkronjave - +

Kalendari

My Yahoo Google

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile