Çelsi (Chelsea) merr kryesimin e kampionatit anglez
13.03.2010
Didier Drogba ka shënuar dy herë duke siguruar fitoren për ekipin e Çelsit (Chelsea), i cili tashmë është kthyer në krye të kampionatit anglez.
Çelsi fitoi 4-1 ndaj Uest Hemit(West Ham).
Pas Çelsit renditet Mançester Junajtid (Manchester United) me një pikë më pak, por me numër të barabartë ndeshjesh. Ekipi i Arsenalit gjendet në vendin e tretë.