Tweet

Këndi tematik


Lajmet

BE: Van Rompi nuk merr pjesë në samitin në Slloveni

19.03.2010

Presidenti i Bashkimit Evropian, Herman Van Rompi, ka vendosur që të mos marrë pjesë në samitin ballkanik në Slloveni, sugjerohet në një kumtesë të publikuar sot në Bruksel.

“I mirëpres të gjitha nismat që promovojnë bashkëpunimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe konferencën, që mbahet nesër në Bërdo”, thuhet në kumtesën e zotit Rompi.

Ai nuk e ka përmendur pjesëmarrjen e tij në samitin e Bërdos, duke thënë se planifikon që “ta vizitoj rajonin sa më shpejtë që është e mundur”.

Mediat në Ballkan kanë spekuluar se Van Rompi do të merrte pjesë, vetëm nëse në samit do të ishin të pranishme të gjitha vendet e rajonit.

Por, Serbia ka paralajmëruar se nuk do të marrë pjesë në samit, për shkak të Kosovës.

Është e sigurt se nga Bashkimi Evropian në këtë samit do të marrë pjesë komisionari për zgjerim, Shtefan File.

Madhësia e shkronjave - +

Kalendari

My Yahoo Google

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile