Tadiq: Pas vendimit të GJND-së, të gatshëm për dialog
“Ka disa realitete të ndryshme në Kosovë”, deklaroi presidenti serb, Boris Tadiq për mediat vendase.
“Nga një anë kemi shqiptarët në Kosovë që nuk duan të jetojnë nën një çati me Serbinë dhe realiteti tjetër është se serbët në Kosovë nuk duan të jetojnë në të ashtuquajturën Kosovë e pavarur”, tha Tadiq duke shtuar se duhet të merren parasysh interesat e të dyja palëve.
“Jemi të gatshëm, që pas vendimit të GJND-së mbi legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë, të arrijmë kompromisin përmes dialogut”, tha Tadiq.