Programi i radhës

Këndi tematik

 


Lajmet

Të pezullohen aktivitetet në vendbanimet hebreje 


Ndërmjetësuesit për procesin e paqes në Lindjen e Mesme kanë kërkuar nga Izraeli të ngrijë të gjitha aktivitetet që lidhen me kolonitë hebreje, derisa vazhdojnë përpjekjet për të ringjallur procesin e paqes.

Kërkesa u bë publike gjatë bisedimeve që po zhvillohen në Moskë mes katërshes ndërkombëtare për Lindjen e Mesme, që përbëhet nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Kombet e Bashkuara dhe Rusia. Në takimin e Moskës marrin pjesë sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, kreu i OKB-së, Ban ki Mun, ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe shefja e diplomacisë evropiane, Kethrin Eshton.

Ban ki Mun tha se bisedimet izrealito-palestineze duhet të çojnë në një zgjidhje paqësore brenda 24 muajve.

Prodhimet dhe shërbimet:

PodcastRSSMobile