Kapelo: Bekam të vijë në Afrika e Jugut 2010
Anglia ka kërkuar që mesfushori, Devid Bekam, t’i bashkohet kombëtares angleze në finalet e kampionatit botëror të futbollit, Afrika e Jugut 2010, edhe pse nuk do mund të jetë në gjendje të luajë.
Kërkesa është bërë nga trajneri Fabio Kapelo.
“Kemi kërkuar që Bekami të vijë me ne në Afrikën e Jugut. Është e qartë se ai nuk do të jetë në gjendje të luajë, pasi duhet të presë gjashtë muaj për tu shëruar”, tha Kapelo për televizionin spanjoll.