Turqi: Pozita dhe opozita bisedojnë për reformat kushtetuese
Kryeministri i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se partia e tij do të mbajë takime me opozitën, javën e ardhshme, për ndryshimet e propozuara kushtetuese.
Qeveria ka thënë se në propozime do të përfshihet edhe mënyra e emërimit të gjyqtarëve dhe të vështirësohet ndalesa e partive politike.
Partia AK në qeveri, ka thënë se synon të fitoj mbështetjen e parlamentit për ndryshime, por kundërshtarëve u ka tërhequr vërejtjen se mund të mbajë referendum për t’i çuar përpara reformat.
Ndryshimet e propozuara, sekularisët i shohin si sfidë direkte nga ana e qeverisë me bazë islamike.