Pahor: Konferenca mbahet me ata që vijnë në Bërdo
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, deklaroi sot se Konferenca për Ballkanin Perëndimor do të mbahet pavarësisht se kush do të marrë pjesë e kush do të mungoj.
“Çdokush që nesër vjen në Konferencë do të kontribuoj me qëndrimin e tij në dialog. Kush nuk merr pjesë, nuk do ta dënojmë”, tha Borut Pahor në Lubjanë.
Ai theksoi se “dialogu është rruga e vetme për paqe, siguri, stabilitet dhe mirëqenie të njerëzve në këtë pjesë të Evropës”.