Një palestinez vritet në Bregun Perëndimor
20.03.2010
Një i ri palestinez është vrarë dhe një tjetër është plagosur seriozisht gjatë përplasjes me trupat izraelite në Bregun Perëndimor, transmeton Reuters.
Raportohet se i vrari kishte marrë pjesë në një demonstratë, ku ishin hedhur gurë ndaj ushtarëve izraelitë afër qytetit Nablus në Breegun Perëndimor.
Zyrtarët e spitalit thanë se viktima ishte vrarë nga armë zjarri.
Ushtria izraelite tha se ushtarët nuk kanë qëlluar me armë zjarri, por kanë përdorur plumba kauçuku për të shpërndarë palestinezët, të cilët po i afroheshin një vendbanimi hebreit.